Rreth gjysmë milioni euro pajisje të lojrave të fatit të konfsikuara nga dogana

Rreth gjysmë milioni euro pajisje të lojrave të fatit të konfsikuara nga dogana

16:12, 22/03/2019
Dogana e Kosovës, gjatë vitit 2018 përmes njësive të saja ka intensifikuar kontrollet dhe ka organizuar operacione të përbashkëta në terren së bashku me agjencionet tjera të zbatimit të ligjit si: ATK, Policinë e Kosovës si dhe Inspeksionet komunale për kontrollin e subjekteve të Lojërave të Fatit. 
 
Dogana tregon se tek lojërat e fatit në këtë vit janë zbuluar 283 raste të kundërvajtjeve dhe janë shqiptuar gjobat në vlerë të hyrave prej 310 mijë e 800 euro. Janë konfiskuar  270 copë  aparate, 400 copë pajisje tjera për lojra të fatit. Janë shqiptuar 185 gjoba për pika basti të pa licencuara. Vlera e mallit të konfiskuar ishte rreth 473 mijë e 850 euro.
 
Për lojëra të fatit (për aparate të lojërave të fatit, pika bastore etj) Dogana vepron bazuar në informatat nga ATK (Divizioni i LF) lidhur me licencimin e subjekteve për veprimtarin e LF (përfshirë aprovimin nga ATK lidhur me licencimin e subjektit, lokacionin, afatin e licencës, dhe të dhëna tjera të domosdoshme). Në sistem të pagesës së akcizës në Doganë për të gjitha subjektet e licencuara nga ATK, si për lojëra te fatit ashtu edhe pika të bastit hyjnë me vendim të ATK-së”, njofotn dogana.
 
Sipas tyre veprimtaria nga ana e Doganës për mbledhjen e taksës së akcizës bazohet në këtë legjislacion dhe autorizimeve dhe Licencave nga vendimet gjegjëse të ATK. Edhe në aspektin e Importit për aparate të lojërave të fatit bazuar në rregullativën në fuqi duhet të merret aprovim nga Divizioni i lojërave te fatit ne ATK. Pasi të merret pëlqimi i ATK, aparatet lejohet të zhdoganohen, dhe në qarkullim të lirë dalin tek pasi të lëshohen vendimet e ATK-së. 
 
“Dogana ka arritur që gjatë vitit 2018 të rris inkasimin e tatimit të akcizës të lojërave të fatit dhe shtimit të numrit të kundërvajtjeve në këtë fushë që kanë prodhuar efektin e afro 3.4 milion euro më shumë të hyra se në vitin paraprak. 15,874,729.84 euro (rritje krahasuar me vitin paraprak 2017 për +27%). Të hyrat nga akciza edhe në vitin 2019 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018 kemi me shumë prej rreth +20.58%. 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco