Ngasje e automjeteve në gjendje të dehur

Ngasje e automjeteve në gjendje të dehur

14:26, 22/03/2019

Policia gjatë kontrolleve rutinë në dy raste të ndara ka ndalur dy persona të cilët drejtonin automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

Në rastin e parë me 18 mars 2019 rreth orës 10:00, fshatin Ropotovë e Madhe, Komuna Ranilluk, i dyshuari serb shtetas i Kosovës është ndaluar nga policia duke ngarë automjetin e tij Golf me tabela KS derisa ishte nën ndikim të alkoolit.

I njëjti është sjellë në stacion dhe pas matjes me alkootest, është vërtetuar se i njëjti është në gjendje të dehur.

rasti tjetër ishte me 19 mars, rreth orës 17:00 , në rrugën “Haqif Tetova”, në Gjilan është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur atëherë kur automjeti Opel Meriva me targa KS, drejtuar nga vozitësi serb shtetas i Kosovës duke hyrë në rrugën një kahëshe ka goditur automjetin e parkuar Renault me targa 06, pas hetimeve preliminare janë gjete prova të qëndrueshme se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Të dy rastet veç e veç procedohen në Prokurorinë Themelore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco