Tërhoqi gruan zvarrë, dënohet 3.5 vjet burg

Tërhoqi gruan zvarrë, dënohet 3.5 vjet burg

12:28, 22/03/2019

Gjykata ka konstatuar, se me datë 27 qershor 2018 rreth orës 23:00, në Prishtinë, i akuzuari B.B pasi që e kishte kthyer vajzën e tyre të përbashkët tek e dëmtuara SH.A, në prezencë të vajzës së tyre i kishte kërkuar të dëmtuarës që të hyjë në veturë, ku pasi e dëmtuara kishte refuzuar, i njëjti kishte dalë nga vetura, e kishte kapur dhe tërhequr zvarrë për flokësh dhe duke e goditur kishte arritur që ta fuste në veturë, të cilën pastaj e kishte dërguar në një rrugicë në lagjen “Dragodan”, ku e kishte kanosur me fjalët “ose do të jetojmë që të tre ose do të vdesim” dhe si rrjedhojë e goditjeve dhe tërheqjes zvarrë nga i akuzuari, e dëmtuara kishte pasuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për çështje penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.B për veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 188 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale Kanosja, nga neni 185 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari B.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (vite) e 5 (pesë) muaj.

Të akuzuarit B.B me aktvendim të veçantë i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.

E dëmtuara SH.A për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest juridiko-civil.

Ky rast ka qenë i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco