Gjithçka që dimë deri tash për 7 vjeçarin kosovar në Zvicër

Gjithçka që dimë deri tash për 7 vjeçarin kosovar në Zvicër

08:45, 22/03/2019

Në Basel të Zvicrës dje është goditur për vdekje një 7 vjeçar kosovar, derisa po dilte nga shkolla për të shkuar në shtëpi. Mediat atje kanë shkruar për ngjarjen që ka tronditur Baselin, arsyeja e ndodhisë ende nuk dihet.

Një grua 75 vjeçare thuhet se ka therur me thikë djalin shtatë vjeçar nga Kosova, i cili ishte duke u kthyer nga shkolla.

Ngjarja ndodhi në lagjen e Gotthelf në Basel. Mergim L, nxënës i shkollës fillore, është mbytur brutalisht dje. Në dritën e diellit, në rrugë. Tërë kjo ngjarje e çmendur ka ndodhur gjatë kohës së drekës, në orën 12:30.

Djali sapo kishte përfunduar mësimin dhe ishte duke u kthyer në shtëpi që nuk ishte larg. Fëmija ishte vetëm ku u sulmua nga një grua në pension (75) në Gotthelf në St. Galler-Ring. Zvicerania e theri atë në fyt. Gjakderdhja e madhe bëri që ai të vdes pak minuta më vonë në spital.

Në të njëjtën kohë, mësuesja e djalit ishte pak metra larg me biçikletë. Ajo e gjen nxënësin e saj seriozisht të plagosur në tokë. Menjëherë ajo e telefonon emergjencën. Por, plaga e Mergimit ishte shumë thellë dhe edhe pse dërgohet në Spitalin Universitar të Baselit, mjekët nuk arrin t’ia shpëtojnë jetën djalit. Ai nuk arriti ti mbijetojë plagës së tij.

Sipas televizionit kosovar, Klan Kosova, viktima është nga Lipjani.

Pasi është gjetur fëmija i plagosur keq, një kërkim ka filluar menjëherë nga policia. Policia ka mësuar se akti është kryer nga një “grua në moshë” që ishte larguar shpejt nga skena e krimit.

Me vonë është zbuluar se ajo është një plakë zvicerane 75 vjeçare e cila e kishte kryer aktin. Ajo e ka pranuar se e ka sulmuar fëmijën. Gruaja është arrestuar.

Pas sulmit, banorët janë shokuar nga ky krim. Ata kanë vendosur lule në vendin e ngjarjes dhe kanë ndezur qirinj. Shumica prej tyre janë parë duke qarë dhe duke mbërthyer kokën me duar.

“Pse duhet të vdes një fëmijë?”, pyesnin me dëshpërim ata. Ata nuk mund ta shpjegojnë se pse askush nuk e ndihmoi fëmijën-pse ai po udhëtonte vetëm. “Gjithmonë ka shumë njerëz në mesditë në unazën e St. Galler. Prindër, nxënës, udhëtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco