FOTO-VIDEO/ 15 vite burg për ‘Perandorin’ shqiptar të kokainës, jetë mes luksit të shfrenuar

FOTO-VIDEO/ 15 vite burg për ‘Perandorin’ shqiptar të kokainës, jetë mes luksit të shfrenuar

23:10, 21/03/2019

Një tregtari i madh shqiptar i kokainës është dënuar me 15 vite burg, pas shpalljes fajtor për furnizimin me më shumë se 40 kg drogë për përdoruesit në Britaninë e Madhe dhe konkretisht në kryeqytetin Londër.

Lodvik Guraj, 33 vjeç, banues në Greenford, Londër, përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar perandorinë e tij të drogës gjatë një periudhe 18-mujore.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, gjatë hetimeve, hetuesit zbuluan se Guraj e përdori biznesin e tij të paligjshëm për të shijuar një jetese luksoze, përfshirë udhëtimet në vendpushime të shtrenjta dhe blerjen e stolive me çmime të larta dhe sigurisht edhe rroba firmato.

Në gjykatën e Snaresbrook u tha se në “perandorinë” e tij ishin edhe 14 individë të tjerë, kjo e zbuluar nga provat e gjetura në telefonat celularë.

Pajisjet elektronike gjithashtu kishin dhjetëra video të Gurajt, në disa nga vendpushimet luksoze si dhe duke përdorur Lamborghini të bardhë dhe motoskafë.

Sipas MET, 14 korrierët e drogës, furnizuesit dhe shpërndarësit gjithashtu janë burgosur pasi u godit rrjeti i tij.

Hetuesi Neil Ballard, nga Komanda e Krimit pranë MET, tha: ‘Gjatë gjykimit të tij, Guraj u përpoq ta paraqiste veten si viktimë që vepronte nën detyrim, i cili ishte i përfshirë në shitjen e drogës për të paguar borxhet e mëdha”.

Nëse shoh fotot e shqiptarit sheh edhe jetën e luksit që bënte ai. Femra, makina të shtrenjta, jetë nate etj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco