Sulmohet nënkryetari i Podujevës Rudari

Sulmohet nënkryetari i Podujevës Rudari

21:53, 21/03/2019

Burimet bëjnë të ditura se ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Podujevë, Osman Jashari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënkryetarin Rudari, raporton Syri.netKosova

Jo zyrtarisht mësohet se kacafytja ka ndodhur për shkak të një mos-punësimi të një të afërmi të Osman Jasharit.

.Pas sulmit, mësohet se ishte nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari ai i cili edhe nuk ka dashur të hapë rast për gjithë këtë.

Ndërsa, në Stacionin e Policisë në Podujevë thonë se e kanë marrë një informatë anonime për një zënkë në rrugën “Zahir Pajaziti”.

“Në Stacionin e Policisë në Podujevë është ardhur një informatë anonime për një zënkë në rrugën “Zahir Pajaziti”, Policia ka dalë por të njëjtit s’kanë parë askënd në vend ngjarje”, ka thënë zëdhënësja për informim në Policinë e Podujevës, Antigona Çitaku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco