Arrestohen tre persona për grabitje pas pesë muajsh

Arrestohen tre persona për grabitje pas pesë muajsh

15:39, 21/03/2019

Me date 23.10.2018 rreth orës 23:45 viktima shqiptare shtetase e Kosovës, derisa ishte duke ecur ne rrugën “Elez Agushi” në Gjilan, një person i pa njohur i vie nga mbrapa dhe me forcë ia grabitë qantën e krahut viktimës dhe me shpejtësi duke vrapuar arrin të largohet në drejtim të pa njohur.

Pas një pune hetimore mirë të koordinuar operative Policia e Kosovës njësiti i hetimeve të stacionit policor të Gjilanit me 20 mars 2019 rreth orës 18:30 kanë arritur ti identifikojmë dhe ti arrestoj kryerësit e kësaj vepre penale e cilësuar si “Grabitje”.

Tre të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës janë intervistuar ne prezencën e mbrojtësve te tyre si dhe në prezencën e punëtorit te QPS-se, pasi që njëri nga të dyshuarit është i mitur. Janë gjetë prova dhe dëshmi të qëndrueshme se këta tre të dyshuar janë të involvuar dhe dyshohet se janë bashkëpjesëmarrës ne kryerjen edhe të veprave tjera penale si “Grabitje” dhe raste të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve” të rënda.

Të dyshuarit janë ndalur nga Policia. Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit janë duke i hetuar rastet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco