Vdes nën traktor, derisa po merrte drunj

Vdes nën traktor, derisa po merrte drunj

11:36, 21/03/2019

Me 20 mars 2019 rreth orës 16:31, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në një pyll në fshatin Krenidell një person ishte rrokullisur me traktor. Policia e Kosovës me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se viktima shqiptar shtetas i Kosovës R.Th.(1947) me banim në fshatin Muqiverc komuna Kamenicë me traktorin e tij ka shkuar ne pyll në fshatin Kranidell për të prerë dru.

Gjatë lëvizjes me traktor rreth 1.5 km larg nga rruga kryesore Muqiverc-Kranidell ne vendin e quajtur ,,Shavarina” traktori i tij është rrokullisur dhe drejtuesi besohet të ketë mbetur nën traktor.

Në vendin ngjarjes kanë dalur patrulla policore, njësiti i hetimeve, brigada e zjarrfikëseve si dhe mjeku kujdestar i Qendrës së mjekësisë familjare- Kamenicë i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu ne vendin e ngjarjes ka dalur prokurori i shtetit i krimeve të rënda. Trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të dihen se si ka ndodhur rasti. Policia e Kosovës është duke i hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco