Vrasja në Lipjan ka ndodhur në kazino

Vrasja në Lipjan ka ndodhur në kazino

21:50, 20/03/2019

 

 

Prokuroria dhe Policia e kanë konfirmuar se vrasjen e një 36-vjecari në Lipjan u krye në një kazino gjatë një grabitjeje, ndërsa personi i vrarë ka qenë punëtor i kazinos.

Nga konfirmimi i Policisë dihet se vrasja u krye në një lokal të Lipjanit.

Kjo është vrasja e dytë që është kryer në kazino gjatë kësaj jave.

Të dielën në mëngjes, në Suharekë u vra një punonjës i kazinos në vendin e punës derisa dy persona hyn ta grabisin kazinon.

Njëri nga grabitësit ishte polic i Kosovës

Një vrasje ka ndodhur në një kazino në Lipjan të mërkurën në mbrëmje.

Ngjarja ka ndodhur në lokale nate në qytetin e Lipjanit.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje rreth vrasjes në Lipjan.

Ai ka thënë se rreth orës 20:00 policia ka marrë informatën se në një lokal në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan  gjendet një person pa shenja jete.

“Me të marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjec , që është konfirmuar si puntori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”.

Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimte përderisa janë duke u ndërmarre veprimet ne përpjekje për tëndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco