Njoftimi i policisë/ Qëllohet me armë pranë banesës së përgjegjësit të sigurimeve shoqërore

Njoftimi i policisë/ Qëllohet me armë pranë banesës së përgjegjësit të sigurimeve shoqërore

18:31, 14/08/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Bulqizës. Sipas policisë, dyshohet se familja Reçi nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar nga një person me makinë ‘Golf’ i cili ka gjuajtur në ajër me armë zjarri të dyshuar automatik para banesës së tyre.

Ngjarja është raportuar nga Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë.

Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë,  shtetasi R. K., me një automjet tip 'Golf', dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri atutomatik, para banesës së shtetasit D.K.,  i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e  zonës  për kapjen e autorit.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco