Kazino, bastore, kontrabandë e prostitucion – ana tjetër e Karaçevës

Kazino, bastore, kontrabandë e prostitucion – ana tjetër e Karaçevës

16:59, 14/08/2020

Para disa ditësh, në rrjetet sociale dhe në media, u shfaq një video ku shihen ushtarë të armatosur serb, duke lëvizur lirshëm brenda territorit të Republikës së Kosovës, më saktësisht në fshatin Karaçevë.

Banoret e asaj ane, të shqetësuar, edhe kësaj radhe janë ankuar se nuk është hera e parë që kjo ndodhë, dhe se janë duke u rrezikuar vazhdimisht, nga forcat e xhandarmërisë serbe, ushtrisë, e përveç kësaj edhe nga njerëzit e nëntokës.Mungesa e patrullimeve të autoriteteve vendore të sigurisë në atë zonë ka krijuar vakum, duke mundësuar rritjen e aktiviteteve kriminale në atë pjesë, që nga kazinotë e deri tek kontrabanda, prostitucioni e shpëlarja e parave.

Vetëm në pjesën e njohur si rruga e Breznicës janë duke funksionuar lirshëm mbi 12 kazino, dhe çdo dite vazhdojnë rritja e numrit të tyre. Kazinotë, bastoret dhe lojërat e fatit në Kosovë janë të ndaluara me ligj.

Nga burime brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës mësohet se janë të njohur me situatën dhe se kanë informacione për këto aktivitete ilegale që zhvillohen atje.

Të njëjtat kanë informuar autoritetet vendore edhe ato ndërkombëtare në vazhdimësi për këtë problem, e sidomos që nga viti 2019 e tutje.

Gazeta Metro mëson se, KFOR-i nuk ka lejuar intervenimin e tyre, duke arsyetuar faktin se, menaxhimi i asaj pjese është nën përgjegjësinë e tyre.

Gazeta ka siguruar fotografi nga tereni, ku shihen kazinotë duke funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pa u penguar, dhe në pamundësi të intervenimit të institucioneve vendore të sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco