Dy viktimat e para të radhës rraskapitëse në Kakavijë merren me ambulancë

Dy viktimat e para të radhës rraskapitëse në Kakavijë merren me ambulancë

11:38, 14/08/2020

Dy të moshuar në radhat e gjata kilometrike të Kakavijës, janë marrë me ambulancë dhe janë dërguar me shpejtësi drejt spitalit më të afërt për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të shkaktuar nga pritja e gjatë në makinë prej dy ditësh nën diellin e fortë.

Situate kaotike në Kakavijë vazhdon dhe asnjë zgjidhje shtetërore nuk duket deri tani në horizont, për qindra shqiptarë që presin të hyjnë në Greqi.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka deklaruar se radha është shkaktuar nga Inspektoriari Shëndetësor grek, me kontrollet për COVID-19.

Fluksi i madh dhe presioni në doganë është shtuar për faktin se gjatë natës nuk lejohet kalimi në Kakavijë për në Greqi dhe pas datës 16 gusht, Greqia do të fusë në karantinë për shtatë ditë cilindo që hyn nga vendi ynë dhe vende me rrezik të shtuar epidemie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco