Makina përplas 15 vjeçarin në Tiranë

Makina përplas 15 vjeçarin në Tiranë

21:48, 13/08/2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Tiranë.

Një automjet mësohet se ka përplasur një 15 vjeçar në zonën e Tufinës.

Policia bën me dije se djali është dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

Njoftimi:

Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco