Tre të lënduar nga tri vetura të përplasura te Kroi i Mbretit

Tre të lënduar nga tri vetura të përplasura te Kroi i Mbretit

16:16, 13/08/2020

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë.

Policia e Kosovës ka thënë për Express se te vendi i quajtur Kroi i Mbretit janë përplasur tri vetura, e të lënduar kanë mbetur tre persona.

“Sot, më 13.08.2020, rreth orës 15:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë dal në vend-ngjarje dhe po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas pamjeve të siguruara dy makinat të cilat janë përplasur kanë pësuar dëme të mëdha materiale, derisa njëra nga to shihet e rrotulluar në mes të rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco