U aksidentua djali i presidentit, policia jep detaje

U aksidentua djali i presidentit, policia jep detaje

15:37, 13/08/2020

Endrit Thaçi, djali i presidentit Hashim Thaçi, është aksidentuar në mëngjesin e sotëm

Kështu ka raportuar Gazeta Shneta, ndërsa Express ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin.

Policia e ka konfirmuar se në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident, duke thënë se në të janë përfshirë tri vetura.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Siç kanë raportuar mediat, Endrit Thaçi është në gjendje të mirë dhe është liruar pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco