Tiranë, humb jetën roja e një pallati në ndërtim, duket se ra nga lart

Tiranë, humb jetën roja e një pallati në ndërtim, duket se ra nga lart

14:39, 13/08/2020

Roja e një pallati në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë është gjetur i vdekur në sheshpushimin e katit të dytë. 50-vjeçari me iniciale N.B. dyshohet se ka rënë nga katet e sipërme.

Sipas Policisë, “më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e katit të dytë, roja i objektit, N.B., rreth 50 vjeç. Dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco