Zjarr i fuqishëm brenda fabrikës së paletave në Fushë Krujë

Zjarr i fuqishëm brenda fabrikës së paletave në Fushë Krujë

07:17, 13/08/2020

Fabrika e prodhimit të paletave dhe përpunimit të drurir në Fushë Krujë pranë urës së Gjolës është përfshirë nga një zjarr i madh në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Nuk raportohet për viktima. 

Zjarrfikësit nga Kruja, Nikla, Kamza dhe Vora ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Situata duket e vështirë për shkak të materialeve prej druri, ku dëmi është shumë i madh. Deri tani janë djegur me dhjetëra metërkub dërrasë e lëndë drusore.

Ka dyshime të forta se zjarri është vënë qëllimisht, pasi është ndezur në dy vatra.Sipas burimeve, pronar i kësaj fabrike është Afrim Çela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco