VIDEO/ Masazhet e seksit, policia mbyll 22 lokale

VIDEO/ Masazhet e seksit, policia mbyll 22 lokale

12:33, 20/03/2019

Në kuadër të disa operacioneve policore, ka arrestuar nëntë persona si dhe ka mbyllur 22 sallone masazhi,  pas disa aksioneve policore lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, njofton policia.

“Policia e Kosovës ka nisur një aksion që do të vazhdojë tërë vitin. Është bërë inspektimi i vendeve sensitive ku mund të ketë viktima të trafikimeve njerëzore, që fatkeqësisht po identifikohen në sallonet e masazheve”, u tha ndër tjera në konferencën e policisë.

Sipas zyrtarëve policor, janë inspektuar 48 lokacione, prej të cilave 22 janë mbyllur, kurse të arrestuarit dyshohen për veprat penale ‘detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.

Gjatë aksioneve policore, ekipet kanë hasur në pesë punëtore nën moshën 18 vjeçare.

Policia e Kosovës realizoi operacionin në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në bashkëpunim edhe me institucionet tjera përkatëse, siç janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Inspektorati i Punës, ATK-ja, inspektorët e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës “MASAZHI 2019”.

Ky inspektim është bërë me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit. 

Rezultatet nga ky plan operativ i realizuar në muajin shkurt dhe mars janë: Janë inspektuar gjithsej 48 lokale. Janë legjitimuar 211 punëtorë/e  (180-F dhe 31-M) Shtetas të huaj 20 punëtorë (11-shqiptarë, 6 tajlandezë, 1-italian, 1-rumun, 1-maqedonas)

Po ashtu në këto lokale janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18 vjeçare. Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe  ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të
dyshuar  (8-femra dhe 1-mashkull shqiptar).

Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale. Në vitin 2019  DHTQNJ-ja ka identifikuar 3 raste të ‘mundësimit në prostitucion’ si arrestimin e gjithsej 11 personave të dyshuar. 
Policia e Kosovës nëpërmes drejtorisë kompetente do të vazhdojë me realizimin e operacioneve të tilla edhe në lokacione tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco