Një person ka rrezikuar seriozisht të mbytej ditën e sotme pranë ishullit të Sazanit.
Ai është gjendur rastësisht nga një varkë peshkimi që po kalonte në zone, në gjendje të rëndë për jetën.
Menjëherë personi është dërguar në portin e Vlorës, aty ku edhe ambulancat e kanë dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme.
Në këtë operacion është angazhuar dhe Roja Bregdetare pas sinjalizimit nga varka e peshkimit, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave.
© SYRI.net