Dy të arrestuarit në Elbasan ishin vrasës me pagesë!

Dy të arrestuarit në Elbasan ishin vrasës me pagesë!

14:00, 08/08/2020

Dy të arrestuarit e sotëm Xhulio Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili 23 vjeç, pas një operacioni tepër sekret që u ideua dhe realizua nga forca speciale të mbërritura nga Tirana, kanë qen vrasës me pagesë. Lajmin e konfirmon policia për të paktën për 2 nga ekzekutimet e dokumentuara.

Të arrestuarit akuzohen për dy vrasje të ndodhura në një hark të shkurtër kohor në Elbasan; atë të Emiljano Ramazanti dhe Regis Runaj, të cilët u vranë në 20 dhe 29 korrik.
“Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Gjithashtu nga grupi hetimor janë dhënë edhe detaje për vrasjen e Regis Runajt i cili pasi është qëlluar me thikë pas shpine është masakruar më pas me plot 26 goditje të tjera.
“Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, ka zbardhur ngjarjen policia dhe prokuroria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco