Një i burgosur dështon të arratiset nga Smrekonica

Një i burgosur dështon të arratiset nga Smrekonica

14:29, 06/08/2020

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot  rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset  nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.

Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qenë i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen.

I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit.

H. SH , është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë  në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin  e institucioneve korrektuese me veprime të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco