Zani Çaushi kërkon të dalë nga burgu: Kam fëmijë të mitur

Zani Çaushi kërkon të dalë nga burgu: Kam fëmijë të mitur

14:39, 13/07/2020

Myrteza Çaushi, i njohur nga të gjithë si Zani Çaushi, kërkon të dalë nga burgu, ku është i dënuar për jetë.

Çaushi kërkon që të jetë i lirë, me arsyetimin se sapo të dalë do të punësohet.

Mësohet se në 17 korrik, Çaushi do të paraqesë para gjykatës në Korçë, provat dhe arsyetimet se pse ai kërkon lirinë.

Në qershor janë bërë disa seanca gjyqësore parapërgatitore.

Zani Çaushi ka deklaruar se tashmë është rehabilituar, dhe nëse del nga burgu do të punojë pasi ka dhe fëmijë të mitur për të rritur.

Kërkesa i është dërguar Gjykatës së Korçës me pretekstin se tashmë Zani Çaushi ka plotësuar vitet e caktuara në burg dhe mund të përfitojë lirinë me kusht.

Zani Çaushi ishte një nga emrat më të famshëm të bandave të Vlorës në vitin 1997, përgjegjës për shumë vrasje të kryera nga banda e tij si dhe grabitjesh e vjedhjesh.

Më pas ai u arrestua dhe prej dënimit të atëhershëm ka qenë në burgje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco