Një vajzë 6 vjeçe është përplasur nga një makinë në Durrës ditën e djeshme dhe shoferi e ka lënë atë në rrugë, në lagjen nr.7 dhe është larguar me shpejtësi me Benz-in e tij.
Fatmirësisht, fëmija që u dërgua në spital e plagosur, është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Rrugore e Durrësit, lidhur me aksidentin dhe braktisjen e viktimës, e gjeti dhe e arrestoi 30-vjeçarin A.N. me banim në Durrës dhe ndaj tij tashmë rëndojnë dy akuza:
“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”
© SYRI.net