Arrestohet hajduti shqiptar me shokët, grabitën në sy të policisë turistin

Arrestohet hajduti shqiptar me shokët, grabitën në sy të policisë turistin

17:38, 06/07/2020

Policia e Milanos ka arrestuar tre hajdutë, midis tyre edhe një shqiptar të cilët grabitën një turist në stacionin qëndror të trenit.

Sipas policisë, tre hajdutët e pikasën turistin, dhe më pas e grabitën ndërsa po hynte në zonën metropolitane.

Ngjarja ndodhi në Stacionin Qëndror të Milanos të shtunën e datës 4 korrik.

Gjithçka ndodhi kur trioja e përbërë nga një boshnjak 36 vjeçar, një shqiptar 39 dhe një Italian 48 vjeçar, iu afruan turistit ndërsa ky i fundit po qëndronte në një biletari. Njëri prej tyre e shpërqëndroi, ndërkohë që një tjetër i vodhi portofolin duke ia dorëzuar bashkëpunëtorit të tretë.

Agjentët e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe arritën të ndalonin tre hajdutët ndërsa po përpiqeshin tia mbathnin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco