'Breshëri kallashi në plazhin e Velipojës! Protagonistë djali dhe nipi i ish-kryetarit të komunës'

'Breshëri kallashi në plazhin e Velipojës! Protagonistë djali dhe nipi i ish-kryetarit të komunës'

16:50, 06/07/2020

Në Velipojë flasin armët. Ky është denoncimi më i fundit i mbërritur në Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas denoncuesit, protagonistë kanë qenë djali dhe nipi i ish-kryetarit të Komunës së Velipojës.

Qytetari shton se personat në fjalë u liruan menjëherë nga policia pasi sipas tij, ish kryetari i komunës ka lidhje të forta me kryeministrin Edi Rama.

Breshëri kallashi në plazhin e Velipojës! Autorët lirohen nga narkopolicia pas dy orësh, kishin lidhje me Edvin Drogën", shkruan Berisha ndërsa publikon mesazhin e qytetarit digjital.

Pershendetje Zoti Doktor
Dje ne Velipoj Ne Oren 11:20 Dy Persona Djali Dhe Nipi I Ish Kryetarit Te Komunes Se Velipojes Kan Qelluar Me Arm Drejt Dy Shtetasve Te Tjer Bahet Fjal Per E.U
T.U Qelluan Me Kallash Uniformat E Policis Erdhen Dhe I Arrestuan Por Per 2 Or I Kan Liru Se E Din Gjith Velipoja Se Ish Kryetari Ka Lidhje Te Forta Me Edvin Kristac Ramen

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco