Sherr mes italianit e shqiptarit, plagoset me thikë inspektori i burgut

Sherr mes italianit e shqiptarit, plagoset me thikë inspektori i burgut

15:31, 06/07/2020

Burgu i Sanremos ka përjetuar sërish një episod dhune, që mund të kishte pasur fund tragjik.

Protagonistë, një shqiptar, i dënuar deri më 2049 për vrasje, dhe një italian, i dënuar për grabitje, vjedhje e dhunë.

Për të shuar sherrin e dhunshëm midis të dyve për arsye personale ndërhyri një nga inspektorët e burgut, por u godit me thikë e shqelma, duke përfunduar në spital.

Pas incidentit, sindikata e policisë së burgjeve i është drejtuar ministrit të drejtësisë Alfonso Bonafede për të ndërhyrë për përmirësimin e sigurisë në qendrat e dënimit në Liguria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco