Edhe plagosi veten me pistoletë edhe u arrestua nga policia

Edhe plagosi veten me pistoletë edhe u arrestua nga policia

08:29, 04/06/2020

Një 26-vjeçar në Kurbin është vetëplagosur me armë zjarri. I riu mësohet se është paraqitur rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme në spital për ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga  hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë zjarri, në banesën e tij.

Ja njoftimi i policisë

Kurbin

Vetëplagoset me armë zjarri, vihet në pranga 26-vjeçari.

Rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në spitalin e Kurbinit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga  hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë zjarri, në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco