Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë/ Bie dënimi me burg për 7 të miturit

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë/ Bie dënimi me burg për 7 të miturit

21:06, 03/06/2020

“Dënim alternativ” është masa e marrë nga Gjykata e Apelit për 7 të miturit, të cilët përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë rreth 1 vit e gjysmë më parë. 

Në 20 shkurt të këtij viti, gjykata mori masë duke lënë në qeli të miturit që abuzuan me nxënësen e shkollës 9-vjeçare në Kavajë.

Vendimi i plotë parashikonte 3 deri në 7 vite burg për veprën penale të kryerjes së “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal. 

Ndërkohë masa e marrë së fundmi në apel, “dënim alternativ” ose ndryshe dënim me kusht, parashikon një lehtësim të ndjeshëm të dënimit të më hershëm. Puna falas për interesin publik është një praktikë që aplikohet gjerësisht në botë si një nga dënimet alternative për personat që kanë shkelur ligjin.

E njëjta praktikë pritet të përdoret dhe mbi 7 të miturit.

Skandali u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe tronditi opinionin publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco