VIDEO/ I riu me shpejtësi “skëterrë” çan derën e policisë në Elbasan

VIDEO/ I riu me shpejtësi “skëterrë” çan derën e policisë në Elbasan

20:22, 02/06/2020

Abc News ka siguruar pamjet nga momenti i manovrimit në rrugët e Elbasanit të B. L., 34 vjeç, i cili pasi ka hyrë në ambientet e komisariatit, ka kërcënuar personat e pranishëm me një pistoletë me gaz.

Ai ka ecur me shpejtësi në kthesën para se të drejtohej drejt Komisariatit, duke rrezikuar edhe këmbësorët që po kalonin në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 34-vjeçari është vënë në pranga.

I riu është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek punonjësit e policisë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco