I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Durrës 49-vjeçari

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Durrës 49-vjeçari

08:53, 31/05/2020

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimin e tij në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është dënuar në shtetin fqinj për trafikim të lëndëve narkotike.

Kapja dhe arrestimi i tij nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

''Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim esktradimin drejt Italisë, të shtetasit F. T., 49 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias, Itali, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypaleshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikes së Shqipërisë dhe Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco