EMRAT/ Identifikohen viktima dhe dy të plagosurit e ngjarjes së rëndë në Kurbin

EMRAT/ Identifikohen viktima dhe dy të plagosurit e ngjarjes së rëndë në Kurbin

22:56, 30/05/2020

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja kriminale që tronditi Kurbinin pak minuta më parë.

Sipas asaj që mëson Syri.net, viktima është 37-vjeçari Bujar Lika (Sinani), ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Që të dy të plagosurit, sipas asaj që raporton gazetari i Syrit nga vendngjarja, janë në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë pranë Hotel AA, në autostradën Lezhë-Mamurras, ndërsa dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe autori.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa aty ndodhet edhe drejtuesi i Policisë, Tonin Vocaj. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco