Aksident te Menza e Studentëve, policia jep detaje

Aksident te Menza e Studentëve, policia jep detaje

23:49, 29/05/2020

Tre vetura sipas policisë janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në afërsi të Menzes së Studentëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti. Sipas Mehmetit, nuk ka ndonjë person të lënduar nga i njëjti aksident.

“Nga të dhënat e para që kemi nga terreni afër menzës s? studenteve rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave, në aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Njësitë policore janë në vendngjarje duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti. /kallxo.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco