Detaje të reja/ Si u përfshi viktima në atentatin e vitit 2008 ndaj Kateshit

Detaje të reja/ Si u përfshi viktima në atentatin e vitit 2008 ndaj Kateshit

22:28, 29/05/2020

Besmir Hakballa, 31 vjeçari që u plagos sonte në mbrëmje në Peqin, nuk është një emër I panjohur për policinë/

Në vitin 2008 ai është përfshirë në një atentat ndaj shtetasit Astrit Kateshi, në atë kohë 46 vjeç.

Ngjarja në vitin 2008

Bulevardi në qendër të qytetit të Peqinit është shndërruar në poligon qitjeje në orët e shëtitjes së mbrëmjes së djeshme, ndërsa tre të rinj kanë qëlluar me pistoleta mbi një 46-vjeçar. Policia vendore tha se Astrit Kateshi ka mundur t’u shpëtojë plumbave, ndërsa ka mundur të identifikojë dhe të ndalojë atentatorët që u larguan me shpejtësi me një autoveturë tip “Golf” me targa PE 1650 A.

Besmir Hakballa, 18 vjeç, Gazmend Lluca, 19 vjeç dhe Emiliano Hoxha, 19 vjeç, të tre me banim në lagjen “Çezme” të qytetit të Peqinit jane arrestuar në flagrancë. Së bashku me ta ka përfunduar në pranga edhe 42-vjeçari Emin Hakballa, babai i njërit prej të dyshuarve si atentatore. Sipas komunikëtes zyrtare të policisë, arrestimi i tij u bë pasi gjate kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy granata dore me bisht druri.

Njëkohesisht ai akuzohet si nxitës apo përkrahës në krimin e të birit. Kjo pasi, sipas policisë, plumbat kundër Kateshit kane ardhur pas një grindjeje që ky i fundit kishte pasur me Hakballën. Shefi i komisariatit Peqinit Ahmet Bakla pohoi se grindja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në vendngjarje u sekuestruan dy gëzhoja pistolete.

Njëra ishte e kalibrit 7 mm dhe dyshohet të jetë qitur nga një “Mini Bloë” ndërsa tjetra kishte kalibrin 7,62 mm dhe u gjet në automjetin e sekuestruar me të cilët dyshohet se qarkullonin atentatorët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco