U dënua përjetë për vrasjen e studentes/ I riu shqiptar sërish në bankën e të akuzuarve, ja përse

U dënua përjetë për vrasjen e studentes/ I riu shqiptar sërish në bankën e të akuzuarve, ja përse

21:30, 29/05/2020

Një nga dy vrasësit e Eleni Topaloudi, i cili u dënua me burg të përjetshëm disa ditë më parë, do të kthehet në bankën e të akuzuarve.

21-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, akuzohet se ka dhunuar një vajzë tjetër me nevoja të veçanta, tri ditë pasi kreu krimin me bashkëpunëtorin e tij, 23-vjeçarin nga Rodosi.

Disa ditë para gjykimit, babai i viktimës foli në një emision televiziv në “Mega” ku përshkroi gjendjen e rëndë që po kalon vajza e tij me aftësi të kufizuara.

“Ajo që dëshirojmë është që të ndëshkohet për atë që i bënë asaj. Të ndëshkohet rëndë. Ajo ka më shumë frikë për jetën e saj”, thotë babai i 20-vjeçares.

Më 1 dhjetor 2018, 21-vjeçari shqiptar dhe një tjetër 23-vjeçar Rom thuhet se kanë bindur vajzën e re për një udhëtim në një plazh. Më pas, e kanë detyruar atë me forcë të kryej akte të turpshme, përpara se ta përdhunon.

Procesi gjyqësor do të fillojë të hënën. Shqiptari Aleksandër Luca është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco