Mbytja e marokenit në Bunë/ Vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga uji

Mbytja e marokenit në Bunë/ Vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga uji

17:25, 29/05/2020

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lumin e Bunës, ku një shtetas maroken është mbytur në vendin e quajtur ‘Darragjat’.

Marokeni i mbytur kishte pasaportë franceze, ndërsa sipas informacionit paraprak të Policisë Shkodër, bëhet fjalë për një 35-vjeçar me inicialet R.M.

Ndërkohë, trupi i pajetë i tij nuk është nxjerrë ende nga uji.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak 

 

Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se  aksidentalisht  është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco