Detaje të reja/ Fëmijën e zuri porta nën vete, të paqarta rrethanat e vdekjes

Detaje të reja/ Fëmijën e zuri porta nën vete, të paqarta rrethanat e vdekjes

20:15, 28/05/2020

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Hasit, ku një fëmijë i moshës 10 vjeç ka humbur jetën për shkak se e ka zënë nënvete porta e fushës së minifutbollit në shkollën e qytetit.

Sipas burimeve të Syri Tv, fëmija ka vdekur në spitalin e Krumës duke mos i shpëtuar dot lëndimeve të marra.

Në vendngjarje ndodhet aktualisht Policia, e cila nuk ka dalë ende në një komunikatë për shtyp.

Fëmijës pritet t'i bëhet autopsia në spitalin e Kukësit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur Fusha e Sportit në qytetin e Krumës, shtetasi E. C. 8 vjeç, duke luajtur me fëmijë, është rrezuar.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës ka ndërruar jetë. Gjatë këqyrjes në trup nuk janë konstatuar shenja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco