Disa policë dhunuan një adoleshent pasi menduan se ishte duke konsumuar drogë në rrugë.
Ngjarja është regjistruar në Britaninë e Madhe ku policë të shumtë u angazhuan në këtë operacion.
I mituri ishte duke tymosur një cigare normale.
Policia e ka kapur atë prej fyti dhe ia ka përplasur kokën pas një qepeni metalik. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë bërë me faj policinë dhe kanë thënë po ashtu se djali nuk është problematik.
“Djali ishte në këmbë së bashku me mikun e tij dhe po pinin duhan, si të gjithë të rinjtë sot. Policia mbërrin me shpejtësi tek ata, por në atë moment miku i djalit të dhunuar largohet.
Pak momente më pas, policia rrethon të miturin dhe akuzuan atë se po konsumonte lëndë narkotike, por në fakt ai nuk po e bënte një gjë të tillë”, tha një grua, e cila tregoi edhe për dhunën ndaj djalit.
© SYRI.net