Gjashtë vjet pas, vrasja e Elvis Pistës mbetet mister për Prokurorinë

Gjashtë vjet pas, vrasja e Elvis Pistës mbetet mister për Prokurorinë

17:35, 23/05/2020

Më 15 qershor mbushen gjashtë vjet që kur kandidati i PDK-së për dputet Elis Pista u vra nga arma e zjarrit në qytetin e tij në Rahovec.

As gjashtë vite pas, Prokuroria e Gjakovës nuk ka arritur që të zbardhë rastin e vrasjes së Pistës.

Në qershor të vitit 2016-të, dy vite pas vrasjes, Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë në Prishtinë kishte dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore të Gjakovës ndaj personave të panjohur në lidhje me vrasjen e Elvis Pistës.

Ish-kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës ishte në oborrin e një restoranti në Rahovec.

Mbi 90 persona ishin intervistuar nga Prokuroria dhe janë ekzaminuar qindra prova, ende nuk është identifikuar personi që vrau Elvis Pistën.

“Janë intervistuar mbi 90 dëshmitarë në rastin Pista për këto vite, janë ekzaminuar me dhjetëra prova, edhe në botën e jashtme, janë ekzaminuar me qindra prova materiale, mirëpo fatkeqësisht nuk ka rezultuar me ndonjë dyshim të arsyeshëm ndaj ndonjë personi apo personave të caktuar”, pati deklaruar  kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.

Ky i fundit me ardhjen e tij në krye të Prokurorisë së Gjakovës kishte deklaruar se një nga sfidat kryesore gjatë punës së tij si kryeprokuror do të jetë zbardhja e vrasjes së Elvis Pistës.

“Rasti ‘Pista’ është rasti më i ndjeshëm që ka kjo prokurori. Për vet faktin se figura e të ndjerit Elvis Pista është një figurë komplekse, një figurë e personalitetit publik, e personit të botës së biznesit, të zyrtarit të ndërmarrjes publike. Vrasja e tij ka mbetur enigmatike”, kishte deklaruar Selimaj.

Në anën tjetër, familjarët e të ndjerit Pista kishin ngritur dyshimet e tyre për veprimet e ngadalshme të hetuesisë rreth zbardhjes së vrasjes së djalit të tyre.

Beatrisa Pista- Demiri, e motra e Elvis Pistës, kandidatit për deputet të PDK-së të vrarë më 15 qershor të vitit 2014-të, pati deklaruar se si familje janë të pakënaqur me mënyrën se si po zhvilloheshin hetimet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Beatrisa Pista-Demiri për kallxo.com kishte deklaruar se vëllai i saj i vrarë sa ishte gjallë kryente funksione të shumta dhe kishte raporte të ndryshme me njerëz të profileve të larta.

Elvis Pista u vra më 15 qershor 2014 pasi doli nga restoranti “Jaha Petrol” i Rahovecit ku po qëndronte bashkë me disa miq dhe gruan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco