Kapet me 4 gramë marihuan...

Kapet me 4 gramë marihuan...

09:28, 09/04/2020

Rreth orës 18:30 policia e Kosovës njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilan, në fshatin Velekincë në një shtëpi të pabanuar kanë arrestuar të dyshuarin, i cili me të vërejtur policinë ka hedhur në tokë një qese që dyshohej të ishte me substancë narkotike.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarit ju kanë gjetur dy thika, një pako me rizlla (shërben për mbështjelljen dhe konsumimin e Marihuanës) si dhe një mulli qe shërben për bluarjen e marihuanës.

Në qesen e hedhur nga ai është gjetur substancë e dyshuar narkotike –Marihuan dhe gjatë matjes ka rezultuar me peshë 4 gram.

I dyshuari është arrestuar fillimisht nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në PTH, në procedurë të rregullt për veprën posedim i substancave narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco