Policia flet për vjedhjen  e kuletës së një gruaje dhe arrestimin e grabitësit

Policia flet për vjedhjen e kuletës së një gruaje dhe arrestimin e grabitësit

09:15, 09/04/2020

Policia e Kosovës me datë 08.04.2020 ka pranuar informacione për kryerje të një grabitje në Prishtinë.

Pas pranimit të informacioneve për kryerjen e një grabitje, Policia e Kosovës ka dalur në vendngjarje ku ka kontaktuar me ankuesen (femër) e cila deklaron se përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i dyshuar i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka ndermarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operacionale dhe ka arritur që ta identifikoj dhe ndaloj personin e dyshuar F.B mashkull/kosovar i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore. Rasti është kompletuar dhe ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent është inicuar procedurë e rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco