Emri/ Vetëvritet me kallashnikov 48-vjeçari në Poliçan, akti i rëndë është kryer në gjendje…

Emri/ Vetëvritet me kallashnikov 48-vjeçari në Poliçan, akti i rëndë është kryer në gjendje…

14:02, 08/04/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Poliçanit.

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se, Ylber Spahiu e ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes në kushtë të rënduara psikologjike.

Burimet konfirmojnë se,viktima ishte prej disa javësh në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm pas bllokimit të kufijve nga frika e përhapjes së koronavirusit pasi mbyllja e kufijve la në greqi gruan dhe dy fëmijët e 48-vjeçarit.

Pas krismave që u dëgjuan në qytet, kanë qënë komshinjtë ata që njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në banesë e gjeti trupin e 48-vjecarit pa shenja jete. Trupi i pajetë u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas eksperzisës rezultoi se 48-vjecari Ylber Spahiu është vetëvrarë nga arma automatike "kallashnikov".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco