Për mos përfillje të vendimit të qeverisë në Gjilan 20 të arrestuar...

Për mos përfillje të vendimit të qeverisë në Gjilan 20 të arrestuar...

10:47, 08/04/2020

“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masat e ndërmarra nga qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, në raste të ndara ka ndalur një numër personash duke mos e përfill vendimin e qeverisë. Këta persona intervistohen në bazë të procedurave ligjore, varësisht nga arsyet që ata deklarojnë njoftohet prokurori i shtetit dhe i njëjti vendos se a do të ndalen apo rastet procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.

Nga 1  deri me 7 prill 2020 nga Policia e Kosovës në Komunën e Gjilanit janë ndalur dhe arrestuar gjithsejtë njëzet  persona, dhe janë hapur gjithsejtë trembëdhjetë (13) raste për “Mos respektim të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19”, dhe tri raste me po të njëjtin kualifikim në Komunën e Kamenicës.

Polica e Kosovës vazhdon të bëjë thirrje te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe tu përmbahen thirrjeve dhe urdhrave të qeverisë , në as një formë mos të frekuentojnë nëpër parqe, sheshe, shëtitore dhe vende tjera rekreative, me qëllim që të mbrohemi dhe të përvetojmë sa ma shumë për mos përhapjen e pandemisë COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco