Tentim vrasje në Prishtinë

Tentim vrasje në Prishtinë

11:05, 05/04/2020

Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar policinë se tre persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Malush Kodra” në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.Policia po e cilëson rastin si “vrasje në tentativë”.

“Ankuesi mashkull K ka informuar se, tre të dyshuar meshkuj K, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Ankuesi nuk ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, theksohet në raport.

Ndërkohë nuk raportohet për të arrestuar, derisa polica është në kërkim të personave të dyshuar dhe rasti është duke u hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco