Zjarri kapëloi një punëtori mobilesh në Prelez

Zjarri kapëloi një punëtori mobilesh në Prelez

13:55, 03/04/2020

Në fshatin Prelez i Muhaxherve në Ferizaj me 2 prill rreth orës 17:00, viktima ka raportuar se në lokalin e tij për prodhimin e mobilieve kishte shpërthyer një zjarr i cili dyshohet se ishte shkaktuar nga energjia elektrike.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë punëtorët e KEDS-it dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Sipas viktimës në lokalin e tij nga zjarri ishin shkaktuar dëme në vlerë rreth 1500 euro.

Rasti vazhdon të hetohet nga policia si incident zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco