Arrestohet deputeti Rasim Demiri, u gjet duke lëvizur me armë gjatë ‘orës policore’

Arrestohet deputeti Rasim Demiri, u gjet duke lëvizur me armë gjatë ‘orës policore’

21:47, 30/03/2020

Deputeti Rasim Demiri është arrestuar sot pasdite, në periferi të Prizrenit. 

Me pas, i njëjti është liruar.

Siç mësohet, deputeti Demiri, bashkë me një person tjetër kanë shkelur ‘orën policore’ e vënë nga Qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Po ashtu, gjatë arrestimit policia ka gjetur edhe një armë pa leje, e cila është konfiskuar.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“I kemi ndalu dy persona të dyshuar për armëmbajtje ilegale dhe përdorim të saj. Arma është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e policisë, të njëjtit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Deputeti Rasim Demiri është kryetar i koalicionit VAKAT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco