Prokuroria interviston Agim Bahtirin

Prokuroria interviston Agim Bahtirin

16:52, 30/03/2020

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se ka nisur hetime ndaj Agim Bahtirit, kryetarit të Komunës së Mitrovicës, mbi dyshimet për “nxitje të përçarjes dhe mos durimit”.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka thënë se Bahtiri është intervistuar të hënën.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton publikun që me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është intervistuar sot Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut A.B., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, A.B,. është lëshuar në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco