Përleshje në Prishtinë, plagoset me thikë një shtetas i huaj

Përleshje në Prishtinë, plagoset me thikë një shtetas i huaj

14:49, 30/03/2020

Një përleshje në mes të disa personave në Prishtinë, ka eskaluar deri në përdorimin e armës së ftohte, ku si pasojë, një person është plagosur, raporton Gazeta Express

Rasti ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, mesditën e sotme.

Ndërkohë, lajmin  e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Në ora 12:40 kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga amrma e ftohtë (thikë) është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco