14 raste të mosveprimit të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

14 raste të mosveprimit të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

11:34, 28/03/2020

Ka edhe disa qytetarë të cilët nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore dhe të cilat janë arrestuar për këtë vepër gjithandej vendit, ku gjatë 24 orëve kanë ndodhur  14 raste.

Në rrugën "Hajrullah Zymi", Fushë Kosovë 26.03.2020-16:45. Është arrestuar I dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverise lidhur me operatoret ekonomik në atë mënyre që nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për krijimin e distancës shoqërore dhe shmangien e kontaktit për punonjësit dhe klientët sipas rekomandive të MSH-se dhe IKSHP duke lejuar mbrenda hapësirës se mbyllur gjithsej 27 persona pa vendosur shenjat dhe paralajmërimet për distance shoqërore. Me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Në Lipjan 26.03.2020 – 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qenë në vet izolim dhe i njëjti nuk ka zbatuar masat e sigurisë ndaj COVID 19 duke dalë nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar.

Edhe në rrugën 15 Qershori 99 , Gjilan 26.03.2020-16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e organit kompetent lidhur me parandalimin e COVID 19. I dyshuari ka lejuar një numër të konsiderueshëm te klientëve të qëndrojnë brenda hapësirës së lokalit duke ju shërbyer pije në kundërshtim me masat mbrojtëse higjienike. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Viti 26.03.2020 – 22:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë duke punuar në lokalin e tij me lojëra fati ku aty ishin duke luajtur 7 persona. Me urdhër të prokurorit dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 26.03.2020 – 22:57. Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurort të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Suharekë 26.03.2020-04:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor, por në momentin kur policët e kishin ndaluar veturën i dyshuari kishte dalë nga vetura e tij me një guri e kishte goditë veturën e policisë të cilën e kishte dëmtuar në pjesën e prapme dhe më pas kishte sulmuar edhe dy zyrtarët policor. I dyshuari nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave për shkak të virusit Covid -19 dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.

Në rrugën "Bill Klinton", Pejë 26.03.2020 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij, që ishte në kundërshtim me vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Deçan 26.03.2020-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij (në të cilin ishin edhe 8-persona familjarë të tij të cilët janë legjitimuar), në kundërshtim me masat e vendosura nga qeveria e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 26.03.2020 – 19:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovari cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, duke punuar në lokalin e tij. Lokali është mbyllur nga inspektorët komunal ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë 26.03.2020 – 10:35. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët ishin duke qarkulluar me veturë gjatë kohës së ndaluar, pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 26.03.2020 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte hasur duke lëvizur në këmbë, pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malishevë 26.03.2020 – 14:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke qarkulluar me veturë pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malishevë 26.03.2020 – 15:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke qarkulluar me veturë pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rahovec 26.03.2020 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti ishin duke ecur në këmbë, pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco