Klodian Duro i shpëton burgut, gjykata e lë në arrest shtëpie

Klodian Duro i shpëton burgut, gjykata e lë në arrest shtëpie

10:39, 28/03/2020

Klodian Duro, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili ka pasur një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit, është ndaluar nga Policia e Shtetit para disa ditësh dhe shkak është bërë një denoncim i bërë nga ish-bashkëshortja e tij.

Sot ai ka dalë para gjykatës dhe i ka shpëtuar për momentin burgut, pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Duron.

NJOFTIMI I POLICISË –  

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit, një ditë më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco