Arrestohet i dyshuari që kërcënoi presidentin e Kosovës

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi presidentin e Kosovës

09:54, 27/03/2020

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.

Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco